• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Alban Skënderaj, djaloshi përjetshëm


    Po Alban Skënderaj është ndër të paktët meshkuj që mund të kalojë nga stili casual në shik pa e humbur origjinalitetin. Disa herë më ngjan shumë me aktorin David Hartnett, si në stil dhe në look. Sidomos kur vesh bomber me xhinse, apo këmisha me jakë të zbërthyer. Është italianizuar paksa në mënyrën e kombinimit, por mirë bën sepse italianët dinë ta fshehin më së miri moshën. Preferon të jetë sport gjatë ditës dhe kur kujdeset për vajzën. Mbrëmjeve zgjedh shpesh veshje të zeza, dhe rrallë ndonjë këmishë me kravatë.

    E kupton fare mirë nga mënyra e lidhjes së kravatës që nuk është specialist i asaj pune, por kjo s’do të thotë që nuk ka stil. 10 veshjet më poshtë janë të gjitha interesante, por 5 janë shumë të mira. E fillojmë me ato.

    (Foto nga Instagram)

    Kështu e mbaj mend gjithnjë Albanin, me një bluzë me logo, xhinse dhe atlete. Është i gjatë dhe elegant, ndaj zgjedh pa frikë “denim” slim gri të errët.

    (Foto nga Instagram)

    Edhe kostumi blu me tre pjesë i shkon, edhe pse po ta vishte dikush tjetër mund të ngjante më i madh në moshë. Më pëlqeu detaji i jakës së vogël me pak hark i këmishës, dhe kravata e ngushtë.

    (Foto nga Instagram)

    Mos më thoni që këtu nuk ju ngjan me David Hartnett. Kombinimi i këtij tonaliteti të blusë së errët me të zezën është ndër më të bukurit për një “gentleman”. Madje golfi është dhe një nga tendencat e sezonit të ri, sidomos kur kombinohet me xhaketën.

    (Foto nga Instagram)

    Edhe tipi i djalit “hawaiano” i shkon shumë. Mund të thuash që është vetvetja thuajse me të gjitha stilet që përmenda. Nuancat e kuqe i shkojnë akoma më shumë me tiparet brune, sepse i vënë në pah sytë.

    (Foto nga Instagram)

    Ka provuar dhe bluzat oversize me xhinse të zeza dhe atlete. Syzet me skeletin metalik dhe xham gjysëm të tejdukshëm plotësojnë look-un pa i marrë vëmendjen bluzës.

    Kalojmë tek pesë sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Duket sikur kjo xhaketa e bardhë i rri pak e vogël, sepse dy përparëset qëndrojnë më larg se sa duhet nga njëra-tjetra. Gjithashtu mëngët duken më të shkurtra dhe shpatullat nuk vijnë aty ku duhet.

    (Foto nga Instagram)

    Materiali i këmishës më pëlqen shumë, si dhe detaji i filetit të kopsave. Mëngët gjithsesi janë të shkurtra, edhe pse prerja është sport duhet të ishin të pakten deri tek kyçi.

    (Foto nga Instagram)

    Epo mirë, për plazh dhe pushime këto nuancat janë të pranueshme, sepse nuk e vrasim shumë mendjen për veshjen. Por do e këshilloja që pastelet (bojëqiell dhe të verdhë) të mos i veshë, sepse nuk përshtaten me stilin dhe tiparet. Në përgjithësi për brunët rekomandohet ngjyrat neutrale dhe ato dominante.

    (Foto nga Instagram)

    Stili i këmishës do shkonte me një palë pantallona kostumi gri me kuadrate, jo me xhinse. Ai detaji i zinxhirit tek jaka është krijuar për të mbajtur jakën statike dhe për rrjedhojë futet tek elementët klasikë, ndërkohë që pjesa tjetër e veshjes është shumë sport.

    (Foto nga Instagram)

    Albani duke qenë i gjatë, e ka të vështirë të gjejë një balancë mes masës së shpatullave-gjoksit-gjatësi mënge. Njëra prej tyre do i rrijë patjetër e vogël, si në këtë rast që bomber-i duket sikur i ka mëngët treçerek. Këshilla ime është t’i bësh custom made (ose me porosi sipas trupit) këmishat dhe xhaketat./Tiranapost.al