Aktualitet

Alba Frangaj e Klanit kërcen në mes të Top Channel-it

Paskemi qenë kaq të gabuar që besonim në një konkurrencë të egër mes dy ekraneve të mëdhenj, Klan dhe Top Channel. Qenkan mjaltë e sheqer. Por pa u zgjatur me fjalë të kota, ju ftojmë të shihni videon e postuar nga Revista Who, ku Alba Frangaj, bashkëshortja e Aleksandër Frangajt, kërcen dorë për dore me Vjollca Hoxhën në një valle ku ka veç figura të Topit. Lori, Sara, Erion Ylli, Albana Osmani, Ervin Kurti…

[embed]https://www.instagram.com/p/BY4FArynwrB/?taken-by=revistawho[/embed]

Ndoshta është solidaritet mes zonjash. Ose Alba ka dashur të tregojë se s’i dridhet qerpiku përballë konkurrencës. Ose ndoshta dasma e Marinës dhe Getoarit i bëri të gjithë miq për disa orë. Qoftë njëra prej tyre ose asnjëra, t’i shohësh të dyja zonjat kaq të çlirëta dhe miqësore, qenka shumë interesante.