Aktualitet

Alarm i kuq. Ofelia do godasë nesër

Irlanda po përgatitet për stuhinë më të keqe që ka përjetuar ndonjëherë që nga viti 1961. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i vendit njofton se uragani Ofelia e cila ndodhet aktualisht pranë Portugalisë, rreth 2500 km larg Irlandës pritet të godasë nesër bregun perëndimor të vendit.

Megjithëse deri nesër do e humbasë statusin si Uragan, mendohet se do jetë ende një stuhi e fuqishme. Thuhet se shpejtësia e erës do tejkalojë 130 kilometër për orë. Shërbimi meteorologjik i Irlandës ka lëshuar paralajmërimin më të lartë të mundshëm " Alarm i kuq" përpara ardhjes së Ophelias. Është përhapur frika se stuhia e rrezikshme mund të çojnë në përmbytje në zonat bregdetare.

The Independent shkruan se kjo stuhi mund të shkaktojë më shumë dëmtime se Uragani Debbie, një stuhi e vitit 1961 e cila  mori jetën e 16 njerëzve në Irlandë. Ophelia është e pazakontë, sepse uraganet zakonisht vijnë nga Amerika apo Karaibet, ndërsa kjo vjen nga jugperëndimi, poshtë Azores. Vlen të përmendet se Uragani Debbie gjithashtu erdhi nga ky drejtim i pazakontë”, vazhdon të sqarojë the Independent. Tiranapost.al E.B

hurricane-ophelia.jpg