• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Al Jazeera: Zgjedhjet sot në Shqipëri, testi kyç për demokracinë


    Al Jazeera ka postuar një artikull rreth zgjedhjeve vendore në vendin tonë. Këto zgjedhje sipas Al Jazeera kanë rëndësi pasi do të shërbejë si tes kyç për demokracinë në Shqipëri, pasi pret vendimin në tetor për anëtarësimin në BE.

    Ja çfarë shkruan konkretisht Al Jazeera: Rreth 1200 policë janë vendosur në qendrat e votimeve, në të cilat votuesit do zgjedhin kryetarët e 61 bashkive për katër vitet e ardhshme. Në 35 prej këtyre bashkive kandidatët e PS garojnë të vetme pa kundërshtarë. Opozita e cila ka bojkotuar parlamentin dhe zgjedhjet, thotë se mungesa e konkurrencës nuk mund të shpallë të vlefshme këto zgjedhje.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka dërguar një ekip prej 281 vëzhguesish për të monitoruar zgjedhjet.

    Disa kryetarë bashkish të djathta, refuzuan një natë më parë të lejonin që kutite të vendoseshin në ndërtesa publike, raportohet për incidente në 14 qytete.

    Ditës e fundit pas protestave, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se PD do klasifikohet si organizatë e dhunshme nëse protestat me dhunë do vijojnë. Votimi shihet si një test kyç për demokracinë në vend, para vendimit që do merret në muajin tetor nga Këshilli Europian. / Tiranapost.al.E.B( Linku origjinal këtu).