Aktualitet

Akuzohet për skllavërim, biznesmeni shqiptar përballet me gjykatën britanike

Akuzohet për skllavërim, biznesmeni shqiptar përballet me

Biznesmeni shqiptar kërkoi pafajësinë ndërsa doli sot para gjykatës së "Warwick Crown Court", pasi akuzohet për “trafikim qeniesh njerëzore”, si dhe “skllavërim”.

Sipas mediave britanike 33-vjeçari Ermal Lushaj, banonte prej vitesh në Rugby ku kishte në pronësi një lavazh makinash, në të cilin dyshohet se punësonte persona në të zezë.

Lushaj hodhi poshtë akuzat, të cilat u ngritën kundër tij mes 18 tetorit dhe 28 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu kërkoi ndihmën edhe të një përkthyesi, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.

Sipas ligjit të vitit 2015, policia do të bastisë shtëpinë dhe lavazhin e Lushajt në Rugby, ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Çështja e tij do të gjykohet në korrik./ Tiranapost.al