Showbiz

Akuzohet për abuzim seksual: Historia e fotos së reperit R Kelly përballë gazetares që po bën xhiron e botës

Akuzohet për abuzim seksual: Historia e fotos së reperit R Kelly

Intervista mes gazetares së “CBS News”, Gayle King dhe reperit R Kelly lidhur me akuzat e bëra kundër tij për abuzim seksual, zgjati më shumë se një orë. Por një foto e realizuar brenda një sekonde tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.

Gazetarja është e ulur në karrige me një sjellje të qetë, ndërsa shikon në dysheme. Kelly qëndron në këmbë përballë saj me dorën drejtuar në ajër, ndërsa nga hapja e gojës mund të kuptojmë se e kishte ngritur zërin.

Pas përhapjes së këtij imazhi të gjithë po përgëzojnë gazetaren për profesionalizmin, por nga ana tjetër është nxitur një debat rreth perceptimit të racës dhe gjinisë.

Fotoja është realizuar në momentin kur Kelly flet drejtpërdrejt në kamera dhe godet gjoksin e tij duke deklaruar pafajësinë.

“Boll luajtët, unë nuk i kam bërë këto gjëra. Ky nuk jam unë. Jam duke luftuar për jetën time”, deklaroi reperi.

Kelly u arrestua muajin e kaluar pas iu parashtruan 10 akuzat për abuzim, por u la i lirë pasi pagoi 100 mijë dollarë për t’u gjykuar në liri.

“Njerëzit po shikojnë të kaluarën time. Ata po shikojnë të kaluarën dhe po tentojnë të shtojnë gjëra që nuk ekzistojnë”, tha ai gjatë intervitës.

Kelly u akuzua më 22 shkurt nga një gjykatë në Çikago për abuzim seksual ndaj katër vajzave, tre prej të cilëve ishin të mitura në kohën kur ndodhën ngjarjet.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 70 vite burg./ Tiranapost.al