Aktualitet

Akuzat e Metës me Video/ Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma-seriale, hetimi të bëhet se s'kam status të veçantë

Akuzat e Metës me Video/ Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen

Kreu i KLD Ardian Dvorani u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me padinë e presidentit Ilir Meta. Pas daljes, Dvorani u pyet teksa mbante një zarf në dorë,  ishte kallëzimi i Metës i dorëzuar nga Prokuroria.

Dvorani tha se ka paraqitur të gjitha provat me shpjegime të detajuara, se gjatë detyrës në fakt ka zbatuar vetëm ligjin dhe ka qenë korrekt sa i përket dispozitave kushtetuese. i pyetur nëse prokuroria i vuri video në dispozicion kundër tij, ai tha se është çështje për të cilën nuk mund të flasë por shtoi se është detyrë e gjithsecilit, që nëse kanë prova apo fakte komprometuese do duhet ti drejtohet Prokurorisë. Faktit nëse Dvorani merret si person në hetim, (sipas ligjit është anëtar i vetëm ai zgjidhet kreu i KED, në shortin e fundit, Dvorani mori sërish kryesimin), por nëse prokuroria nis hetimin, ai do duhet të dorëhiqet që mund të krijojë një ngërç të madh.

Presidenti Meta akuzon Dvoranin se ka vepruar në kundërshtim me lista me diferencë kohore. Dvorani tha se e mirëpret si njeri i ligjit vendimin e prokurorisë dhe tha që të hetohet deri në fund. Ai tha se janë 35 mijë çështje në Gjykatën e lartë dhe se po punohet shumë për ti zgjidhur. Për inspektorët e Lartë të Drejtësisë, ai njofoti KLD do mblidhet sot për kandidatët dhe lista do dërgohet në Kuvend për votim.

Dvorani: 

Nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar, prokurori më ka dërguar thirrjen unë përmbusha detyrimin ligjor për tu paraqitur.

Cli është qëndrimi juaj në lidhje me akuzat

Përpara prokurorëve siç ka detyrimin cilido kam dëshmuar faktet dhe rrethanat siç kanë ndodhur, organi i akuzës kanë autoritetin për ti identifikuar se përse kanë ndodhur.

Për cilin fakt? Akuzoheni për mungesën e transparencës

Shpjegimi është shumë i gjatë dhe s’mund të jem gjithë kohës në media, i kam dhënë shpjegimet. Për këtë situatë tashmë ka një rrugë, prokuroria po bën verifikimet dhe do gjykohet.

Presidenti ka pretenduar se ka disa video kompromentuese.

Nuk mund të flas me detaje.  Kam dhënë gjithë parashtrimer të hollësishme të detajuara të faktit si ka ndodhur dhe përse, jua thashë, për videon mendoj se institucionet, misionarët kushtetues publikë, nuk është detyra të shtrohen çështjet ligjore dhe problematikat me produkte artistike, me filma seriale, por çështjet ligjore çohen në rrugë penale dhe ligjore pranë organeve kompetente. Nuk llogaris askënd, vetëm ligjin.

Jeni zgjedhur automatikisht si kryetar i KLD? Nëse nis hetimi çndodh me KLP?

Nëse.,. e marrim të mirëqenë, patjetër që pengohet. Por mendoj se ka dhe zgjidhje dhe për këtë.  Prokurorët janë duke kryer verifikimet kaq di të them nuk kam autoritet dhe as kam mundësi të pengoj hetimin.

Unë në këtë rast nuk jam askush që tu them se çfarë duhet të kërkojë si prova prokuroria. Është autoriteti i tyre, jam para jush që mbasi thirrem nga prokuroria dhe jap shpjegimet, të deklaroj mediatikisht këshilla rekomandime paralajmërime apo sugjerime si duhet të sillen prokurorët me mua. Kjo është e pakuptimtë në një shtet demokratik, kanë kompetencë të kryejnë detyrën edhe në këtë rast.

Jeni vërtet aq i pushtetshëm sa të transformoni e të ndikoni në sistemin e drejtësisë? Dyshohet se...

Nuk dyshon asgjë, në Shqipëri të mësojmë të gjithë se ligji zbatohet për të gjithë, Nuk kam mendua kurrë se kam status të privilegjuar. Nuk ka arsye të dal këtu me mburrje të them që unë u paraqita te prokurori, nuk është arritje as personale në karrierë, ky është detyrim.

Jeni vërtet i pushtetshëm sa këni ndërhyrje në sistemin e drejtësisë?

Këtë ta vërtetojë hetimi. Unë kam detyrimin absolut të përmbush të gjitha kompetencat e mia si gjyqtar i Gjykatës së Lartë edhe si drejtues. Aty punohet pafundësisht për të përgatitur gjykatën për çështjet. Nuk jam zgjedhur për meritat e mia, por sepse shorti më lejoji të ushtroj detyrën dhe do e ushtroj deri në fund. Do mblidhet KED dhe sot është momenti i miratimit të kalendarit, do procedohet me intervistat me inspektorët e e drejtësisë për zgjedhjen e kreut.

-Ora: 14:00

Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, presidenti, pa publikuar ndonjë video, e quan Ardian Dvoranin një dhunues me dashje të Kushtetutës. Presidenti pretendon se shkeljet e tij janë të mirëdokumentuara, të provuara dhe të përsërituara dhe se ndaj tij nuk pritet asnjë reflektim publik.

Postimi i plotë:

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/i-dorezuat-videot-perveluese-meta-kam-prova-plotesuese-kunder-dvoranit/