Showbiz

Aktorja Meryl Streep ironizon Trump-in në Golden Globe

Aktorja Meryl Streep ironizon Trump-in në Golden Globe

Aktorja Meryl Streep ka zgjedhur momentin dhe vendin perfekt për të ironizuar presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.

Gjatë ceremonistë së marrjes të një çmimi për arritje dhe kontribute në Golden Globe ajo ka sulmuar politikën e tij. Fituesja e tri herëve për Oskar tha se veprimet e tij legjitimojnë ngacmime dhe provokime.

“Ky instikt për të fyer është e modeluar nga dikush që ka përparësi platformën publike , pra dikush i fuqishëm hedh poshtë dhe shkel jetën e të tjerëve. Mosrespektimi fiton mungesë respekti dhe dhuna nxit dhunë”.

Streep ka vazhduar më tej mes vëmendjes së mediave duke thënë se ishte habitur gjatë fushatës  zgjedhore presidenciale  kur kandidati republikan imitoi gazetarin me aftësi të kufzuara të New York Times, Serge Kovaleski.

Image result for Serge Kovaleski

Presidenti i zgjedhur i cili pritet të përurohet më 20 tetor, e hodhi poshtë aktoren duke e quajtur si “ Adhuruese e Hillary-t” gjatë një interviste telefomnike për New York Times.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se publiku brohoriste ndërkohë që Streep fliste dhe i kërkonte shtypit të mbante pushtetin dhe përgjegjësinë kur u pyet për kontributet në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Aktorja 67-vjeçare mori çmimin Cecil B DeMille për kontributin e shquar në argëtim.