• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Aktori i famshëm britanik pjesë e peticionit për djalin shqiptar: Ta ndihmojmë Sametin, mos e deportoni


    Samet Mata është djali 18 vjeç nga Shqipëria i cili rrezikon dëbimin nga Anglia për në Shqipëri, por shumë mbështetës të tij kanë hartuar një peticion me deri tani më shumë se 11 mijë firma duke i kërkuar ministrisë së Brendshme të Britanisë së mos e dëbojë.

    Një personazh i famshëm është bërë pjesë e peticionit, ai është aktori Joe Sims i cili ka bërë edhe foto me Sametin ku kërkon që të tjerë të bashkohen me të për të mbështetur djalin shqiptar që të jetojë dhe të punojë si marangoz. Ai është bërë pjesë e fushatës në Bristol dhe bashkë me të tjerë presin vendimin që të mos dëbohet.

    Samet Mata, 18, and actor Joe Sims 

    Por si është historia e tij?

    Deri në moshën 11 vjeç, Sameti ishte detyruar të lypte, e ndërsa kur mbushi 15 vjeç vendosi të bashkohej me babanë në Bruksel, i cili dyshohet si i përfshirë me trafikun e drogës. Gati tre vite më parë ai arriti të largohej dhe përmes një kamioni mbërriti në Angli. Që prej asaj kohe, Jonhn Stoke, 40 vjeç e mori përsipër të kujdese për të. Ai ka një qendër ku ka ndihmuar edhe 70 të tjerë, për edukimin dhe duke i angazhuar me punë. Sameti ka mbaruar shkollën, dhe ka nisur praktikën për tu bërë marangoz, por atij i ka ardhur njoftimi i depërtimit.

    Sipas ligjit aktual, fëmijët e pashoqëruar që mbërrijnë në Angli, lejohen të shkollohen, por sapo mbushin 18 vjeç depërtohen. Kështu ndodhi edhe një shqiptar tjetër me emrin Stiven Bregu i cili shkoi në Bristol në moshën 14 por pasi i erdhi letra për tu larguar, një nga mësuesit e tij e mbështeti dhe bindi gjykatësin që të jetojë, duke i garantuar kontratën e punës dhe sjelljen e tij të mirë edhe në raport me komunitetin.

    Aktori Joe Sims e ka takuar dhe për të ka thënë: Ishte një kënaqësi të takohesha me Sametin, i cili është fans i zjarrtë i Bristol City, një serial komedie që transmetohet në TV.

    Sims tha gjithashtu: Unë ju lutem kujtdo që të ndihmojmë këtë djalë të ri, ai është përballur me shumë vështirësi, lejojeni të qëndrojë ketu dhe të mësojë që të bëhet marangoz, siç dëshiron ai.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post