• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Video Web TV

    Aktivistja serbe protestë për Kosovën


    Aktivistja serbe Jelena Miliç është larguar nga studio televizive pas një debati me kryeministrin Aleksandër Vuçiç, në momentin që ai e akuzoi se po fliste kundër interesave të Serbisë.

    Jelena Miliç, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike braktisi studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçic që po zhvillohej në televizionin “Pink”. Milic, u largua nga studio pasi kryeministri serb, Vuçic, i tha se ajo po fliste kundër interesave të Serbisë.

    Ky reagim i kryeministrit Vuçic, erdhi pasi Milic, në një emision tjetër kishte pyetur Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, nëse ishte në dijeni se ekzistonin varreza masive të shqiptarëve në Serbi.

    Madje ajo kishte shtuar se serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve. Vedrana Rudan me prejardhje është kroate dhe është e martuar me një shtetas serb.

    Kjo deklaratë e Milic dhënë në emisionin “Ćirilica”, ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin “Pink”, ku i pranishëm ishte edhe Vuçic, të mos i pëlqenin deklaratat e saj.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690