Aktualitet

Aksioni për ujin e pijshëm, ndërpriten 108 lidhje të paligjshme dhe vendosen 19 gjoba

Ka vijuar edhe këtë të martë aksioni i Bashkisë së Tiranës me qëllim evidentimin e lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm.

Task-Forca u përqëndrua në terren në monitorimin e zonës së Farkës, Dajt, Kashar, Liqeni i Thatë, Qyteti “Studenti”, Babrru Shpat/Kodër/Qëndër, Rr. “Jordan Misja”, Rr. “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsim”, Rr. “Ali Demi”, në zonën e ish-Bllokut, si dhe Rr. “M.Shyri.

Gjatë këtij aksioni u evidentuan 108 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje.

Në total, që prej nisjes së aksioni të Bashkisë janë evidentuar dhe prerë plot 1199 lidhje paligjshme. Po ashtu, janë vendosur gjoba për 93 abonentë familjarë dhe për 49 biznese në total, ku 19 prej tyre janë vendosur vetëm dje.

Sakaq, nga ana e saj Bashkia e Tiranës thekson se aksioni i ndërmarrë ka dhënë rezultate pozitive.

Në fund Bashkia fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në dy numrat e telefonit 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit. E.C/ Copyright Tiranapost.al