• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Aksion në Shkodër, dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje


    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, njërin për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër pasi ka qëlluar me armë në ajër.

    Konkretisht është arrestuar një 30-vjeçar me iniciale D.H. në lagjen “Guerrile” pasi gjatë kontrollit në makinën e tij Audi u gjet një pistoletë Beretta me 15 fishekë.

    Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i 26-vjeçarit me iniciale A. M., pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes./Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]