Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të riun dhe fshehu provat. Ja ç'ka ndodhur në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia e Kavajës. 3 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur provat e një aksidenti me vdekje të shkaktuar nga njëri prej tyre.

Gentush Hoxha teksa ka qenë duke udhëtuar me kamionin e firmës ku punonte, ka aksidentuar për vdekje të riun 28-vjeçar, me iniciale Z.G i cili po ecte me motoçikletë.

Këtu nis e gjitha. Hoxha së bashku me dy të tjerë, përkatësisht Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Kjo gjë është zbuluar nga hetuesit, të cilët kanë referuar materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./ E.D/Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]