Aktualitet

Aksidentohen rrugës për koncert dy këngëtarët shqiptarë

Aksidentohen rrugës për koncert dy këngëtarët

Pavarësisht se aksidenti i dy ditëve më parë ku u përfshinë dy këngëtarët shqiptarë u publikua nga policia, nuk u mësua se bëhej fjalë për Brunon dhe Mir Vathin për shkak të inicialëve.

Dy këngëtarët mësohet se u përfshinë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, ku mbetën të plagosur.

Siç njoftoi edhe policia, drejtues i mjetit ishte Bruno, i cili humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga. Me të ndodhej pasagjer edhe Mir Vathi, ndërsa të dy më pas u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë Bruno ishte me inicialet Q.M., pasi dhe emri i tij i vërtetë është Qazim, por sipas “Neës31” bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin, ndërsa është publikuar edhe fotoja nga aksidenti, ku makina duket se është përmbysur.

Asnjëri prej dy këngëtarëve nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen./ Tiranapost.al