• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Aksidenti tragjik brenda tunelit në Tiranë-Elbasan, viktima është vëllai i deputetes së PS-së


    Një aksident tragjik mbrëmë në orën 21:30 brenda tunelit të aksit Tiranë-Elbasan i mori jetën 42 vjeçarit Elton Maçolli, i cili është dhe vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.

    foto galeri

    Elton Meçolli është ushtarak, në gradën nënoficer, ai ishte rreshter në Farkë ku pononte si vinçer bordi Helikopteri në bazën ajrore.
    Mediat televizive publikuan mbrëmë pamjet tronditës të makinës së tij që pas përplasjes me një kamion sipas dyshimeve nga një parakalim i gabuar brenda tunelit, shpërtheu në flakë.

    Image result for Aksidenti i rëndë brenda tunelit në Tiranë-Elbasan

    Dyshimet janë se makina e tipit Seas ishte e pajisur me impiant gazi, duke shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm dhe duke mos i lënë kohë 42 vjeçarit që të dalë nga makina pas aksidentit.

    foto galeri

    Shoferi i kamionit është ndaluar, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik./ Tiranapost.al 

    foto galeri

    foto galeri

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post