Aktualitet

Aksidenti në Shkodër, mjekët në deklaratë për mediat: Babai dhe foshnja erdhën pa jetë në spital

Ka qenë fatale goditja e makinave sot në Velipojë të Shkodrës për familjen Gjergji. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën kryefamiljari Edmond Gjergji, djali i tij 8 muajsh dhe njëra nga vajzat. Ndërkohë që bashkëshortja e tij Evisa Gjergji dhe vajza tjetër 10 vjeçe janë në gjendje të rëndë dhe po marrin ndihëm mjekësore në spitalin e Shkodrës. Mjekët e spitalit të Shkodrës në një dalje të posaçme për mediat kanë bërë të ditur se Edmondi dhe djali i tij Rajan kanë shkuar të pajetë në spital. Ndërkohë që vajza nuk ka mundur të shpëtojë në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Mjekët e spitalit bënë të ditur se edhe dy familjarët e tjerë të familjes Gjergji janë në gjendje të rëndë. 5 familjarët e kësaj familje udhëtonin me një makinë tip Alfa – Romeo, ndërsa u përplasën me një makinë fuoristradë me të cilën udhëtonin dy të rinj.