Aktualitet

Aksidenti i merr jetën një 9 vjeçari në Tropojë, lëndohen 5 të tjerë

Aksidenti i merr jetën një 9 vjeçari në Tropojë,

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri-Sopot dhe për pasojë ka ndërruar jetë një djalë i mitur i moshës 9 vjeç, i cili po dërgohej me urgjencë në spital por nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

Ndërkohë që 5 persona të tjerë janë lënduar, duke përfshirë edhe shoferët e makinave.  Policia njofton se po hetohet për shkakun e aksidentit me pasoja tragjike.  Më poshtë keni informacionin e plotë:

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ Tiranapost.al. E.B

Sqarim; Fotoja ilustruese.

Image result for aksi rrugor Bajram Curri – Sopot