• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Te gjitha

    Aksidentet, 4 të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe Lushnje


    Katër persona kanë mbetur të plagosur vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Elbasan dhe në autostradën Rrogozhinë-Lushnje

    Aksidenti i parë ndodhi në Unazën e qytetit të Elbasanit, ku mbetën të plagosur dy persona.

    “Në Unazë e qytetit të Elbasanit te Kryqëzimi i Kinezve, janë përplasur 3 mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

    Ndërkaq, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Konjat në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Policia njofton se një “BMW” ka bërë parakalim të gabuar dhe është përplasur me një furgon, duke lënë të plagosur dy persona./Tiranapost/A.C