Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu në Sauk

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu në Sauk

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, pikërisht në rrethrrotullimin e Saukut ku ka mbetur i vdekur një i ri 28-vjeçar.

Sipas policisë, nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari Ervin Preçi, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit, L.D dhe një femër, D. Xh. vjeçe 23, banuese në Tiranë.

Tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip "Mercedes - Benz" i cili ka dalë nga rruga dhe është batuar disa herë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet njoftimit të policisë. Copyright Tiranapost.al.