Aktualitet

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje shoferin e motorit

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje

Një aksident më pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në rrugën e Vaut të Dejës.

Viktima është identifikuar si Mirjan Kaceli nga fshati Stajkë, ndërsa në momentin e ngjarjes ai ishte me motor dhe ishte ndalur tek një dyqan për të blerë, kur një mjet tip Benz e ka përplasur duke e lënë të vdekur.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip Benz ndërsa dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit.