Aktualitet Te gjitha

Aksident tragjik në Shkodër, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur


Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, ku mësohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në hyrje të Koplikut.

“Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe”, sqaron policia. /Tiranapost/A.C