Aktualitet

Aksident te sheshi “Nënë Tereza”, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku një automjet tip “BMW” ka përplasur një motor me dy të rinj.

Mësohet se të plagosur nga kjo përplasje kanë mbetur dy djemtë që udhëtonin me motor dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Shkak për këtë aksident mund të ketë qenë humbja e kontrollit të njërit prej drejtuesve të mjetit.

Nuk dihet identiteti i të plagosurve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë shpesh herë përdoret nga grupet e të rinjve për të bërë xhiro me makina dhe motora, ndërsa policia vazhdimisht patrullon zonën për të ndaluar këtë aktivitet./Tiranapost.al