Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, makina humb kontrollin dhe i merr jetën dy këmbësorëve

Aksident i rëndë në Durrës, makina humb kontrollin dhe i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ish-kënetës, në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar.

Drejtuesi 22 vjeçar i mjetit “BMW” me targa AA 835 BD ka humbur kontrollin e makinës, duke përplasur dy këmbësorë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy viktimat janë burra dhe janë banorë të zonës./Tiranapost.al