Aktualitet

Aksident në Tiranë, 3 të plagosur mes tyre një fëmijë

Aksident në Tiranë, 3 të plagosur mes tyre një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në fshatin Mamël, ku për pasojë kanë mbetur 3 të plagosur.

Shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.