Aktualitet Kronikë e zezë Te gjitha

Aksident në autostradë, autobusi përplas për vdekje një këmbësor


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë –Durrës me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një 51-vjeçar, me iniciale M. Th., shofer i një autobusi, ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend. Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit./Tiranapost.al.