• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Aksident i rëndë në Borsh/ ‘Audi’ përfundon në kanal, vdes 17 vjeçarja


    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, kur një makinë e tipit Audi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, në vendin e quajtur Shkallë të Borshit në Sarandë. Për pasojë një 17 vjeçare e identifikuar me emrin Analuiza Duro ka humbur jetën.

    Mësohet se makina e tipit Audi drejtohej nga një djalë 19 vjeç me inicialet R.Dh i cili teksa i jepte makinës humbi kontrollin duke përfunduar në një kanal kullues në pranë plazhit të Borshit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e aksidentit e ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë./ Tiranapost.al.E.B

    Sqarim: Fotoja ilustruese.