Në takimin publik që zhvilloi sot në Lezhë, në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, Rama tha se projekti për rrugën e Torovicës është gati.
“Së shpejti nënshkruajmë kontratën dhe kjo rrugë aq shumë e kërkuar nga ju, do të bëhet realitet. Me investimin që do të ndërmarrim, banorët e kësaj zone nuk do të ndihen më të braktisur”, u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa solli në vëmendje se ky investim është një premtim i mbajtur.
“Gjatë takimit elektoral me banorë të kësaj zone para dy viteve, me banorët të cilët e kishin bërë kapërcimin përtej të majtës tek e djathta, më thanë do e bësh apo jo rrugën e Torovicës dhe përgjigja ime ishte po. Megjithatë, ideja është besoni e kontrolloni, por faktikisht rruga do të fillojë për pak ditë”, tha ai. /Tiranapost.al/
