Nën lupën e Stela Sallakut

Aksesori që mund t'jua transformojë veshjen

Kapelet janë pjesëza finale e “puzzle-s” së veshjes totale, ose mund të jenë pikënisja e një outfiti që rezulton i realizuar. Sidoqoftë, ato e bëjnë të gjithë kombinimin të jetë i plotësuar. Vera 2018 ishte parashikuar me kapele franceze të mëdha, rrip të zi lidhur në qafë dhe syzet si Wilma Flinstones tek filmi vizatimor “The Flinstones”.

[caption id="attachment_259001" align="aligncenter" width="500"](Wilma Flinstones, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_259003" align="aligncenter" width="300"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Kapelet kanë aftësinë të marrin vëmendjen e gjithë elementëve të tjerë të veshjes, por dhe vënë në pah më shumë tiparet dhe flokët. Si të vishen në plazh apo edhe në qytet, ato të bëjnë të dukesh me stil. Dizajnerat i kanë sfiduar blerësit me kapelet e mëdha që kanë diametër rreth 80cm dhe lidhëse deri në 2m të gjata. Jacquemus, fashion dizajneri nga Franca e Jugut di shumë mirë si ta kombinojë një kapelë të tillë. Fustani chiffon elastik, ngjyrë pastel, lidhur nyjë mbrapa duket se është zgjidhja ideale për pushimet e verës. Nëse kapelja është aq e madhe, çanta duhet të jetë shumë e vogël.

[caption id="attachment_259005" align="aligncenter" width="564"](Jacquemus, foto nga Pinterest)[/caption]

Epo mirë, por ç`ti bëjmë që ndonjëherë nuk dalim dot me kapelet e mëdha si çadra në rrugë? Por as me pushime s`mbahen, vetëm nëse shkojmë në Francë, Spanjë, Greqi ose ndonjë vend ekzotik. Nëse do vendosni për kapelet me përmasa më të vogla, duhet të jenë të thella, si ajo e Audrey Hepburn tek filmi “Breakfast at Tiffany`s”. Loewe ka sjellë versionin e kapeles së kashtës me logo përpara, por edhe ajo në formë “cowboy” me cepat e rrumbullakosur sugjeruar nga Versace është opsion i sugjeruar.

[caption id="attachment_259019" align="aligncenter" width="1020"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Dior është frymëzuar nga kapelet e punëtorëve kinez në fushat e orizit. Shoqëruar me çantën e thurur me kashtë të disa ngjyrave, kombinuar me një jumpsuit lino do ju bëjë të ndjeheni me stil./Tiranapost.al

[caption id="attachment_259046" align="aligncenter" width="1020"](Foto nga Pinterest)[/caption]