• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Te gjitha

    Akrepat 60 minuta para sot! Por duhet të dini se çfarë ndodh me trupin


    Të duket sikur je zgjuar shumë herët? Në fakt ka ndryshuar ora në mesnatën e 30 dhe 31 marsit. Akrepat kanë shkuar 60 minuta para, që do të thotë kur ora do jetë dy me të vjetrën me të renë do të jetë ora 4.  Por përveç ndryshimeve dhe faktorëve të jashtëm, ajo që shkencëtarët shqetëson më shumë është ana shëndetësore. Sipas tyre, ky lloj ndryshimi që prek direkt gjumin nuk është në benefit tek njerëzit njerëzit.

    Ndryshimi i orës do të thotë se do të kemi një orë më shumë dritë dhe energji diellore. Por sipas shkencëtarëve, në trupin e njeriut ndodh ndryshimi i nivelit të melatoninës. Kështu trupi ynë nuk reagon mirë dhe rreziqet të paktën për ditët e para janë ataket kardiake, goditjet në tru dhe simptoma depresive. Rritja e shanseve për aksidente gjithashtu është një shqetësim i madh dhe prandaj BE ka vendosur që në vitin 2021 të gjithë vendet e BE të vendosin vetë nëse duan të ndryshojnë orën, me gjermanët që duan ti japin fund lëvizjes së akrepave në dy periudha të vitit.

    Image result for march clock change body

    Por nëse tregon kujdesin e duhur asgjë nuk do ndodhë. Janë ndryshimet hormonale ata që sjellin problem me gjumin dhe në këtë rast është mirë që të reduktohet konsumimi i produkteve me përmbajtje sheqeri, të mos konsumohet shumë vetë, produkte me përmbajtje gluteni dhe bulmetërat. Duhen marrë vitamina që të rregullohet balanca hormonale, gjithashtu stërvitja ndihmon. Mjekët nuk lenë pa përmendur edhe këshillën kryesore: Mos synoni të flini sa më shumë gjumë./LBC/ Tiranapost.al E.B