Aktualitet

Akoma s'kemi hyrë në vjeshtë, meteorologe Lajda Porja: Shijoni ende bregdetin, por kur do bjerë shi?

Akoma s'kemi hyrë në vjeshtë, meteorologe Lajda Porja:

Muaji shator do të jetë me temperatura më të larta se në vitet e kaluara. Do të ketë reshje, por me rendiment shumë të ulët, dhe jo tipike të shtatorit. Meteorologë Lajda Porja në lidhje telefonike me News 24 tha se në ditët në vijim do kemi vranësira, me raste reshje të pakta, dhe më intensive në zonat malore, por pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të kthjellët.

Porja tha gjithashtu se ende nuk jemi futur në stinën tipike të vjeshtës, dhe parashikoi se nga nesër do të ketë rritje temperaturash. Për ata që duan të shijojnë ende detin, meteorologjia tha se është në favor të tyre moti, deri në datat 25-26 shtator, me temperaturat që shkojnë deri në 34 gradë:

Meteorologe Lajda Porja: 

Reshjet do zhvendosen vetëm në zonat malore. Vranësirat do jenë të pranishme por akoma nuk jemi futur në moshën e vjeshtës, pasi në të shumtën e kohës do ketë reshje shumë të pakta, kryesisht në zonat malore, pjesa më e madhe e territorit do jetë i kthjellët. Nga nesër do ketë rritje të temperaturave, pritet të kalohet 30 gradëshi nga nesër. Shikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në gjithë ditët e shtatorit deri në datat 25-16 , pra nuk presim reshje të dendura shiu. Në gjithë bregdetin dhe zona e ulët pritet të ketë mot të mirë, mjaft të favorshëm për ata që duan të pushojnë pasi do shkojnë temperaturat 34 gradë. / Tiranapost.al