Art & Kulturë Te gjitha TIP top

Akoma nuk e ke dëgjuar këngën e Ermalit, që u bë legjendë dhe fitoi San Remon?


Një këngë në fije të perit ishte ajo e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros “Non mi avete fatto niente”, që mbrëmë fitoi San Remon. E kujt ia merrte mendja? U akuzua për plagjaturë. U pezullua. U diskutua gjatë. U rifut prapë në garë dhe në fund fitoi. Sa për ne shqiptarët, ky mund të jetë San Remo që kemi shijuar më shumë. Ermal Meta fitoi për veten. Me talentin dhe këmbët e veta. Por neve s’na pengon asgjë të ndihemi mirë, që edhe një shqiptar tjetër ngre lart emrin e tij dhe të Shqipërisë. E dëgjuat këngën? Ja ku e keni.