Aktualitet Android Ekonomi Iphone Ngjarje Te gjitha Tech

AKEP vendos të ulë tarifat e celularëve në 2017-ën


Tarifat e celularëve do të ulen edhe më shumë në Shqipëri. Është ky projekti më i fundit i AKEP-it. Institucioni që kontrollon kompanitë celulare, u ka kërkuar këtyre të fundit të ulin edhe më shumë tarifakt aktuale. Tarifat që kompanitë telefonike i paguajnë njëra-tjetrës për telefonatat mes tyre janë më të larta së në tregun e BE-së. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka propozuar ulje të tarifave vitin e ardhshëm, ç’ka pritet të reflektohet edhe në tarifat përfundimtare të klientëve.

Thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë. Operatorët e telefonisë së lëvizshme në vend, i paguajnë aktualisht mes tyre për terminimin e thirrjeve në rrjetet respektive 1.48 lekë për minutë. Nga shtatori i vitit të ardhshëm, AKEP ka propozuar të ulet në 1.22 lekë për minutë.

Nisma bazohet në tarifat mesatare që aplikojnë vendet e Bashkimit Europian, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, thonë se kjo do të rrisë konkurencën mes operatorëve celularë. Nëse plani konkretizohet, ulja e çmimeve mes kompanive pritet të shoqërohet edhe me ulje të tarifave për klientët individual.

Disa ndërhyrje të bëra sidomos këtë vit, kanë shmangur prirjen e një prej operatorëve më të mëdhenj për të mbyllur komunikimin brenda rrjetit të vet. Kjo ka ulur komunikimin përmes paketave ofertë.