• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Akademia e Shkencave/ Rrëzohet dekreti i Metës


    Me shumicë votash Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta i cili riktheu për rishikim ligjin për Akademinë e Shkencave.

    Vendimi u mor mesditën e sotme nga anëtarët e komisionit.

    Kujtojmë se presidenti e riktheu ligjin për rishikim më 9 gusht, pasi sipas tij ishin bërë katër shkelje.

    Në arsyetimet e tij Meta renditi se ky ligj cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kompetencat e tij në krye të Presidencës. /Tiranapost.al

    ‘Cënon kompetencat e mia’. Meta kthen ligjin për Akademinë e Shkencave

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690