• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Të gjitha herët kur Ajola na ka bërë ta shohim gjatë


    Nëse ka një person që më ka frymëzuar gjithnjë me flokët gjysmë të artë, look-un minimalist por të kuruar dhe pamjen alla pariziene, ajo është Ajola Xoxa. E kam parë për herë të parë në një emision një të diel, ku kishte veshur një fustan midi, gri në jeshile ulliri. Ka një elegancë që e dallon shumë nga të tjerat, saqë duket sikur ka dalë nga libri “Elegance” i Kathleen Tessaro. Nuk ka ndryshuar aspak në vite, përkundrazi, vazhdon të më surprizojë çdo ditë me të njëjtin sharm. Dua t’ju tregoj 5 veshjet që më pëlqejnë aq shumë dhe njëkohësisht pesë këshilla. 

    (Foto nga Instagram)

    Ajo që më bie në sy e para është jaka e qëndisur me dy duart që afrohen tek qafa. “Polka dot” nuk del asnjëherë nga moda. 

    (Foto nga Instagram)

    Nuanca pastel e lejlasë e bën të duket kaq e paqtë dhe me shumë me stil. Pelerina i jep veshjes një detaj parizien.

    (Foto nga Instagram)

    Edhe kur vesh nuanca të ftohta dhe të ngrohta njëherazi, Ajola duket elegante. Po ta vishja unë këtë kombinim, do dukesha çuditshëm. Edhe pse është paksa oversize, rripi konturon këndshëm belin.

    (Foto nga Instagram)

    Jaka varkë dhe kjo me supet e zbuluara janë ndër më interesantet. I vënë në pah qafën elegante dhe tiparet e ëmbla.

    (Foto nga Instagram)

    Fustani me prerje verefi, bust punuar pas trupi pa rrip, mendoj se është nga prerjet që i shkon më tepër. E tregon më të gjatë dhe elegante. Nuanca pastaj fiton 10 pikë të plota. 

    Tani kam 5 këshilla

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen çdo detaj tek veshja, që nga busti flori e deri tek fundi i zi i gjatë me pak shkëlqim. Këshilla ime është që duhet të kishte dhe një rrip, sepse duket shumë i prerë në bel, direkt pas teminave fillon një copë e  rëndë.

    (Foto nga Instagram)

    Pantallonat më pëlqejnë shumë, me këtë gjerësi dhe derdhje. Këmisha më duket shumë boho për t’u kombinuar me pantallonat.

    (Foto nga Instagram)

    Kjo foto është shumë e bukur se përveçse ka detaje elegante, është dhe artistike. Do kishte qenë më bukur me flokë gërshet dhe me nuancë paksa më të errët. 

    (Foto nga Instagram)

    Jeshilja është një nga nuancat trend të sezonit. Ndoshta do dukej pak më me stil po ta vishte me një palë këpucë “kitten heel”. Por edhe nude duket interesante.

    (Foto nga Instagram)

    ”All black” ose e gjitha e zezë është kombinimi im i preferuar i momentit. Por do kishte qenë më bukur po të kishte vendosur varëse të shtresëzuara dhe jo vathë.