Libra

Ajo – Bujar Meholli


Lojtarët ia thonë një serenade.

Romancë pa fjalë!

Trëndafila gri, dhe hëna si zonjë e rëndë, rri!

Vërshojnë lumenjtë të eksaltuar

Nga tingujt e mandolinës.

Engjujt e virgjër mbërrijnë në tokë!

Tingujt e mëndafshtë,

Mbi degë të shelgjeve bien…

Sytë e saj, konkurencë i bëjnë qiellit.

Oh! Zëri i saj magjepsës.

Parfumi i saj i rrallë, qenie e përsosur, por…

Hija e qiellit çdokund bie.

Errësohet bota.

Tani vjen një këngë mistike, se prej kah?

Ajo arrin akord me engjujt dhe,

Ua falë, zemrën e saj delikate…

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *