SPORT

Ajeti zhgënjen për Torinon

Ajeti zhgënjen për Torinon

Arlind Ajeti ka bërë një tjetër paraqitje negative për Torinon në barazimin 2-2 ndaj Fiorentinës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte titullar në këtë ndeshje por u zëvëndësua pas përfundimit të pjesës së parë nga trajneri Sinisa Mihajloviç pasi rezultati ishte 2-0 në favor të Fiorentinës.

Në pësimin e golit të parë, Ajeti mund të kishte bërë diçka më shumë për ta evituar, ndërsa gjatë pjesës parë gjithashtu shfaqi disa momente duke u vendosur gabim në mbrojtje.

Sipas mediave italiane, ai është vlerësuar me nota të ulta për këtë ndeshje duke marrë nota nga 4,5 e deri në 5.

Me daljen e tij nga fusha, gjërat për Torinon ndryshuan duke shënuar dy gola me anë të Belotit që sollën barazimin në transfertën e Firences.

https://youtu.be/2GuRKRgyglA