SPORT

Ajeti firmos me St.Gallen

Albian Ajeti do të vazhdojë të qëndrojë në Zvicër.

Sulmuesi i talentuar me origjinë shqiptare ka firmosur zyrtarisht për St Gallen deri në vitin 2021.

Në verën e vitit të kaluar vëllai i Arlind Ajetit u transferua te St Galleni në formë huazimi nga gjermanët e Augsburgut, skuadër me të cilën kishte  kontratë deri në vitin 2020.

Por paraqitjet e shkëlqyera të talentit 20-vjecar gjatë këtij sezoni bindën drejtuesit e klubit bardhjeshil të blenin përfundimisht kartonin e Ajetit nga Augsburgu.