SPORT

Ajaksi, Fenerbahçe por edhe Makabi i Izraelit: Ja kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Shmanget Milani

Sot në orën 13:00 do të hidhet shorti i ndeshjeve play-off të Ligës së Europës në Nion të Zvicrës. Mund të themi se Skënderbeu ka qenë deri diku me fat, pasi ka shmangur Milanin. Gjithsesi emra të mëdhenj si Ajaks, Fenerbaçe apo Dinamo Zagreb mund të trembin korçarët. Shorti do të tregohej bujar nëse do t’i vinte përballë një kundërshtar më të dobët si Makabi Tel-Aviv i Izraelit, i cili në raundin e parë eliminoi Tiranën, ose Ludogoretsin e Bullgarisë.

Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Ajaks (Holandë)

Fenerbahçe (Turqi)

Ludogorets (Bullgari)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Makabi Tel-Aviv (Izrael)