Te gjitha Tech

Airbus po bën realitet ëndrrën e vjetër, shërbime taksi edhe në ajër


Teknologjia na vërtetoi edhe njëherë se nuk ka limit. Airbus kishte premtuar prej kohësh se do krijonte një mjet (taksi) ku njerëzit mund të lëviznin në rrugë ajrore. Projekti është shumë pranë përfundimit, duke marrë parasysh faktin se droni i quajtur Alpha One u ngrit për herë të parë më 31 janar dhe qëndroi në ajër për plot 53 sekonda, duke konfirmuar një sukses të vërtetë.

Il taxi volante di Airbus spicca il volo

Alpha One është lloji i parë i automjetit Airbus, një lloj droni i madh që mund të mbajë pasagjerë brenda. Aktualisht është në gjendje të qëndrojë në ajër për një kohë të shkurtër, siç e treguam më lart. Por duhet të theksohet se testi është kryer më shumë për të studiuar ndërtimin autonom të automjetit. Projekti ka të bëjë me krijimin e një automjeti që do jetë në gjendje të shfrytëzojë vizionin kompjuterik, të lidhet me shtytjen përmes elektricitetit dhe e më pas në bazë të programacionit të veprojë në mënyrë të pavarur, të shërbejë si taksi apo si autobusë.

Do kryhen edhe teste të tjera para se të lëvizë në drejtimin horizontal, gjë që është pak problematike për tu menaxhuar. Qëllimi është krijimi i pajisjeve të afta për të shërbyer si mjete transporti urbane,  ku njerëzit të kenë mundësi të lëvizin, duke iu shmangur trafikut në tokë dhe pa ndërhyrjen njerëzore. Waymo dhe Uber po ecin me hapin e kohës por Airbus duket se do bëjë realitet ëndrrën e vjetër, të makinave fluturuese që funksionojnë pa qenë nevoja të kesh një shofer apo pilot. Dalë ngadalë po bëhet realitet. Tiranapost.al E.B

Crafted from a carbon fiber and epoxy composite with an aluminum alloy frame, the Ehang 184's...