Aktualitet

Air Albania ulet në Rinas/ Ja fotot që mbërritën në whatsapp e Tiranapost

Air Albania ulet në Rinas/ Ja fotot që mbërritën në

Një avion i Air Albania është ulur sot në pistën e Rinasit. Fotoja është shkrepur sot në buzëperëndim të diellit. Ndoshta do të nisë nga puna Lasgushi,  Noli dhe .... Në media ka patur teori të shumta konspirative për linjën shqiptare të përuruar me shumë pasion nga kryeministri Rama, i cili i pagëzoi edhe me emrat e penave shqiptare, por pas disa udhëtimeve, Air Albania ende nuk ka nisur fluturimet rutinë. Ka nga ata që besojnë se nuk do t'i nisë kurrë dhe se ishte veç një aventurë. Tani avioni është ulur në pistë.

A është shenjë se po afron dita e fluturimeve të linjës shqiptare apo mbetet për t’u parë? Lajmi i keq nuk mund të jetë i mirë, (nëse nuk do të nisë) sepse një linjë shqiptare është krenari, fuqi në treg, dhe nuk na bën qytetarë e patriot të shajmë vendin tonë e të fluturojmë me Air Serbia, All Italia, Lufthansa e të tjera e të tjera. Të shohim kush do gëzohen, skpetikët apo optimistët, dashamirësit apo dashakeqësit, shqiptarët apo antishqiptarët?/Tiranapost/A.C