Aktualitet

Ai të ka bërë dhuratë për festa, por ti jo. Të thuash "harrova" s'është më turp

Mund të të ndodhë, sidomos gjatë këtyre ditëve të festave që dikush të të zërë ngushtë. Të gjithë pëlqejmë të na bëjmë dhurata. Po ka edhe raste të sikletshme. Sa keq je ndjerë kur dikush të ka bërë një dhuratë, ndërkohë që ti ke shkuar duarbosh? Ekspertët kanë sqaruar se cili është reagimi më i mirë dhe më i sjellshëm në këto raste.

Merre dhuratën në dorë, falenderoje njeriun që ke përballë dhe thuaji thjesht të vërtetën. Tregoji të drejtën që s`ke blerë asgjë për të. Ajo historia se ke harruar është e vjetër, e shëmtuar dhe askush s`do të ta besojë. Psikologët sugjerojnë se në vend që të mendoni se si të gënjeni në një rast të tillë, kushtojini më shumë vëmendje falenderimit të njeriut që mendoi për ju. Kaq mjafton.

Përshtatur nga: huffington

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]