Librat e Arlindës

Ai libri tipik që nuk e heq dot nga dora

Librat Arlindës janë gjithmonë simpatik. Këtë herë botuesja na njeh me një roman që edhe ata që nuk lexojnë shumë i bën për vete. “E vërteta e çështjes Harry Quebert” një libër që të mban në ethe

“E vërteta e çështjes Harry Quebert”

Nga Arlinda Dudaj/ Për kë nuk e ka lexuar ende, jam e bindur që ky libër do t’ia rrëmbejë vëmendjen, e cilido që e ka lexuar me siguri do të ndjejë nevojën ta pohojë teksa lexon këta rreshta. Mban një ritëm të çmendur në të 650 faqet, pa e humbur asnjë cast suspansin, sinqerisht nuk e di siiakadalë.

Titullohet “E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert” dhe është shkruar nga Joel Dicker, një shkrimtar shumë i ri në moshë, por që kastofin e një shkrimtari të madh.

Është një histori dashurie prej Lolite të brishtë, është historia e një burri të jashtëzakonshëm, një histori për rritjen, frikën, çmendurinë dhe dashurinë e pafat. Një histori që të çmend, ta mban shpirtin pezull e të mban peng deri në faqen e fundit. Një libër me shumë libra brenda.

Ky është libri që i ka të gjitha: sensin e forte të drejtësisë, kontrastin e thellë në karakter, spektrin shumëngjyresh të dashurisë – në dialektin e shqipërimit- gazetarinë kërkuese, madje me marzhin e saj të gabimit prej pasionit, manualin plot rregulla për të shkruar një libër dhe pjesën më të zakonshme, shpesh edhe banale të "shitjes" së një produkti- për ta liber në këtë rast. E pra pa drejtësi shoqëria do të ishte një fuçi e madhe me fëlliqësi që prej dekompozimit nuk do të sillnin veç pleh, por edhe shpërthime sociale. Drejtësia duket si një instrument për të mbrojtur shoqërine, atë që është humane në të, njerëzoren. Përpjekja për drejtësi ligjëroi lirinë e shprehjes e kjo e fundit nuk është vetëm gazetari, vetëm media, posaçërisht në këtë kohë kur komercializmi apo "shitjet" përpara kanë denatyruar qëllimin bio tëfjalës.

Por një gjë është e vërtetë ama, se libri, ndryshe nga  produkti i gazetarisë është më pranë origjinës së lirisë për t’u shprehur në funksion të drejtësisë. Modernizmi i tij në strukturën magjepsëse të përmbajtjes në këtë rast, nuk ia fsheh thelbin natyral të pasionit e emocionit në çdo germë. E pra liria e shprehjes është në zanafillë të përpjekjes për drejtësi. Herri e Marku si duken të njëjte, por po aq të ndryshëm në karakter, sensi i drejtesisë edhe beteja për të i dallon. E mahnitshme të lexosh se si një i dobët në karakter, mund t'I ushqejë rregulla karakteri një të riu, brenda tyre dhe sensin e të drejtes, kjo ndoshta për t’u korrigjuar vetë, apo për të pare tek tjetri atë që nuk ishte vetë. Karakteri e bën të ndryshme një dashuri nga një tjetër dhe dallimi është i fortë; dashuria deri në dhimbje e një babai për vajzën që njërin e shtyn në heshtje të frikshme, tjetrin e shtyn në krim, e një tjeter baba e shtyn në largim nga i biri fatkeq;

Dashuria e marrë e dy nënave, që njërën, për të birin, e bën "argëtuese", kurse tjetrën për të bijën e kthen here në qesharake, here në "rrahëse" morale të gjithkujt; pastaj dashuria e tyre, e pamundur prej rregullave të një shoqërie që ritmin e hapjes së saj e ka të ngadaltë edhe nëAmerikë, prej fesë e moralit po të tille, të ardhur prej saj, në contrast të fortë me atë që është e lirë e ndodh natyrshëm, brenda kujtdo, pavarësisht moshës e origjinës, përtej dhimbjes që ndodh të jete e lindur prej gjëmave gjenetike apo një shoqërie që ka  deviacionet e saj sociale. E pamundura pastaj, duke u rikthyer, provon edhe karakterin.

Si dashuri e pamundur tregon shumë, edhe kur je nxënësi për mësuesin, edhe kur je shkrimtari për vajzën e lirë (brenda çmendurisë) të provinces, edhe kur je "i shëmtuari" prej fatit për ëndrrën, edhe kur je pasaniku me shijet e tua seksuale për të ndryshmin, edhe kur je polici me ambicien e pafundme për drejtesi, edhe kur je shkrimtari i ndershëm për veprën e shkruar gabim, lehtësisht gabim apo edhe për veprën e vjedhur. Karakteri bën diferencën edhe nëdashuri, mënyrën se si do e si sillesh për të dashur. Dashuria pa karakter do të ishte një gjëkalimtare përherë, e pa mbaruar kurrë, por pa dashurinë vetë jeta do të ishte pa shije e ngjyra.

Në fund, e drejta është mu aty, e vjetër, e harruar, e re, e mbrojtur, e blerë, e braktisur, e pasur, e fshehur, por e kryer gjithë here në një vend që funksionon. E pra ky libër, librat, janë aty për t'i përcjellë në liri këto, mbushur me pasion e kundërshti, fjalë si mendim e liri, janë shumë më tepër se coca-cola, koktejli, plazma, minuti qe shitet. Pjesa më kundërshtuese e këtij libri është "shitja" e tij si qofte, në kontekst shitja e tij si titull gazete. E kjo është përshkruar shumë bukur, edhe pse neveritëse, fatmirësisht e vrarë nga karakteri i një djali që do të thotë të vërtetën;

Të vërtetën deri në fund, duke e ndjekur pa u lodhur, për të bërë drejtësi, madje duke mbrojtur se cilën prej dashurive aty. /Copyright Tiranapost.al

IMG_7298