SPORT

“Ai dhe menaxheri na kanë mashtruar”; PSG i jep fund telenovelës “Rabiot”

“Ai dhe menaxheri na kanë mashtruar”; PSG i jep fund

Pas serive të pafundme, telenovela në lidhje me kontratën në skadim të Adrien Rabiot duket se ka mbaruar. Fjalët e drejtuesit sportiv të PSG, Antero Henrique, kanë ardhur, për t’i dhënë fund çdo hamendësimi:

“Ai nuk do të qëndrojë këtu. Lojtari më njoftoi se nuk e nënshkruan kontratën e re, sepse dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit, që është edhe fundi i kontratës së tij aktuale. Për lojtarin, kjo do të ketë një pasojë shumë të thjeshtë; do të mbetet në stol për një periudhë të pacaktuar”.

Menaxhmenti i klubit të Parisit është shumë i acaruar: “Disa muaj më parë, ne i pranuam të gjitha kushtet e lojtarit, në mënyrë që të mund të qëndronte. Duket se lojtari dhe agjenti i tij na kanë mashtruar për disa muaj. Duhet të shtoj se kjo situatë është e papërshtatshme për klubin dhe për tifozët”. /XH.K