Aktualitet

Ahmetaj takohet vetë me banorët e Kukësit. Me ta foli për dy gjëra

Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e vogla në Kukës për t’i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH ndaj bizneseve të vogla si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit. Ky është takimi i parë ballë për ballë i qeverisë me banorët e kukësit.

Ahmetaj u shpreh se “për TVSH-në do te ketë një informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit, do komunikohet me çdo biznes në të gjithë Shqipërinë.”

Nga ana tjetër ministri theksoi ajo që deri sot është trajtuar si taksë nga politika, në fakt nuk është e vërtetë. Ai deklaroi se kjo nuk është takse e re, është vetëm detyrim për deklarim.

Më tej Ahmetaj saktësoi se “Deklarimi i TVSH, nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset Ahmetaj: deklarata do jetë e thjeshtuar, asistence nga tatimet për deklarimin. Biznesi i vogël në TVSH, nuk do ketë rritje çmimesh për konsumatoret".

Ndërsa për sa i përket Rrugës së Kombit ai u shpreh se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banoret e Kukësit./ Copyright Tiranapost.al