Politikë Te gjitha

Ahmetaj: Kavaja, humbja më e madhe e PD-së, fitoi Isa Sakja dhe humbi Basha!


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka replikuar me PD-në sot në seancen plenare. Teksa fliste për zgjedhjet e 25 qershorit Ahmetaj tha se në Kavajë, ku ai udhëhiqte fushatën, Basha nuk u votua por u refuzua. Dhe këtë ministri e cilësoi si humbjen më të madhe të PD-së.

“Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na i vodhi votat, nuk ja vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli i Kavajës i dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës perballe emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, i dha 23 vota plus ketij te dytit. Nuk kishte hapësirë për të debatuar. Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar I Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më i mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t’ia përmënd Kavajën por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha”, tha Ahmetaj nga foltorja./ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *