• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Kryesore Opinion Politikë Të gjitha

    Agron mos kërko falje pse vepron si biznesmen


    Mira Kazhani/ Sa herë kemi shkruar e berë lajme për Lulzim Bashën që nuk respekton e ka frikë nga ata që kanë mendimin e vet dhe nuk jetojnë nën hijen e kryetarit. Në fakt është tipar i kryetarëve në Shqipëri mbase dhe kudo, por Basha me listat e tij këtë verë shkoi shumë larg duke krijuar një grup parlamentar farmaceutik.

    I preferuari i tij dukej deputeti i Vlorës, Agron Shehaj të cilin e vuri edhe të parin në listë. Shehaj u bë shpejt më i famshmi i listave Basha por sot ai çuditi të gjithë, me siguri edhe grupit e PD me votën pro Aeroportit të Vlorës. Sot një deputet i tij, aset rishtar në PD, me të cilin Bashën e lidhin vlerat si vota e lirë, lufta kundër korrupsionit, shitblerjes, mbështetja ndaj biznesit vendas etj, votoi si të ishte i 75 i Ramës.

    Por, ne jemi me Gonin sot! Ka votuar si një lab i vërtetë. Me kokën e tij pro një koncensioni ne qytetin e tij: aeroportin e Vlorës. Sigurisht logjika e papërlyer e biznesmenit se një investim i tilllë në Vlorë do të thotë më shumë zhvillim edhe mundësi për biznesin vendas, ka qenë vendimtare në votën e Shehajt. Ndaj  Lulzim Basha duhet ta shpallë atë sot Hero të mendimit të lirë në PD dhe jo ta detyrojë qe të kërkojë falje siç bëri pak minuta më parë.

    Në fund të fundit ai nuk është deputet si Mhill Fufi të cilin Basha e përjashtoi se bashkoi njeherë votën me PS. Nuk është as si Kaç Islami që Rama e përjashtoi se votoi si PD. As Ben Blushi që dha dorëheqjen si kryetari i grupit parlamentar të PS, sepse disa deputetë votuan për Bamir Topin president. Nuk dimë nëse Agroni është një nga ata të tre që votuan seancën e parë të parlamentit pro zgjedhjes se Gramoz Ruçit, si kryetar Kuvendi, por kjo sot pak rëndësi ka.

    E sigurt është që Goni ka nuhatjen e biznesmenit. Investon dhe pret shpërblimin. Tek e fundit faljen dhe fjalët i merr era, vota është aty si një shenjë e një deputeti që nuk ka pse tregon se është si të vjetrit, por i ri i freskët dhe me një mandat për të mirën e qytetit të vet, dhe vetes së vet. Copyright/ tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post