• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Sport Të gjitha

    Agresioni ndaj Gjokës, Bashkia e Shkodrës dhe Klubi: Duan të dëmtojnë Vllazninë


    Pas incidentit të ndodhur sot pasdite ku një person i maskuar tentoi të godasë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Bashkisë së Shkodrës dhe klubit shkodran. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët për mediat, bashkia dhe klubi ndërsa dënojnë këtë ngjarje deklarojnë se ajo mund të ketë prapavija të qarta për të dëmtuar jo thjesht trajnerin por ekipin e Vllaznisë.

    DEKLARATE PER SHTYP

    Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

    Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

    Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

    Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

    Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690