• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave


    Sot ka dorëzuar zyrtarisht në policinë Shkencore shenjat e gishtërinjve. Rasti bën fjalë për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës, për të cilin PD, kërkoi verifikimin e figurës së tij, mes pretendimeve se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim si dhe ka përdorur identitete të rreme.

    Sipas mediave televizive, pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, e njëjta letër është dërguar nga prokuroria edhe në adresën e tij në Prezë. Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit ka administruar shenjat e gishtërinjve zyrtarisht me 3 shtator pas orarit zyrtar, dhe sot Kajmaku ka dhënë shenjat.

    Prokuroria ndërkohë pret letërporosinë nga Greqia, ku më pas do të bëhet krahasimi me gjurmët e tij që aktualisht ka në dispozicion.

    Kujtojmë se më herët prokuroria iu përgjigj akuzave të PD-së se pse nuk i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në ditën kur njoftoi hetimin, por u tha se punonjësi i postës që dërgon kërkesën nuk kishte mundur të gjejë shtëpinë e tij. Prokuroria dispononte të dhënat e marra edhe nga sistemi TIMS.

    Kujtojmë se opozita ka kërkuar verifikim edhe për Valdrin Pjetrin, i cili kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës, por u dorëhoq, e ndërsa dje, një tjetër kryebahskiak u shigjetua, ai i Bashkisë së Vaut të dejës: Mark Babani/ Tiranapost.al. E.B

    Ende asnjë përgjigje nga Italia dhe Greqia për Pjetrin dhe Kajmakun

    PD kërkon dorëheqjen e Kajmakut

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690