Aktualitet

Afati për dialog, deri më 7 Maj

Deri të hënën, kaq e pret Edi Rama kreun e PD Lulzim Bashën. Pasi anulloi zgjedhjet në Kavajë, Rama i kërkoi Bashës të shqyrtojë ofertën e tij deri të dielën e 7 Majit.

Nuk lëvizi nga qëndrimi, nuk pranoi qeveri teknike. Aq më tepër shtyrjen e datës së zgjedhjeve, 18 Qershorin. Për çdo lëvizje të bërë, Kryeministri tha se është konsultuar me ndërkombëtarët.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës se ka kohë deri më 7 Maj të mendohet për ofertën që i është bërë, pasi më 8 Maj unë nuk jam i gatshëm të negocioj më me PD-në.”

Oferta e qeverisë në tavolinën e opozitës është e ajo e një zv/Kryeministri teknik, 3 zv/ministra po teknikë dhe një ministër politik që do merret me përgatitjen për votimin dhe numërimin elektronik.

Fjala e Ramës:

Kemi propozuar kontrolle në kohë reale. Garanton besim dhe zgjedhje të lira. Dua të ju them faleminderit, për mbështetjen që na jepni, në këtë përpjekje për të lidhur fillin e këputur të logjikës së PD, dhe për të bërë gjithëpërfshirjen në zgjedhje. Shumëkush më përsërit në rrjetet sociale, mos e lësho 18 Qershorin. Mos kini asnjë shqetësim për këtë. Edhe po të doja të negocioja, nuk është në dorën time. 18 Qershori është data e përcaktuar në bazë të Kushtetutës, për ditën e gjykimit të partive nga populli. Pra 18 Qershori nuk është pjesë e negociatave nga asnjë parti. Të tjerë më thonë mos ua zgjat shumë atyre, varja atyre, ata si gjithmonë e me radhë. Ju lutem gjithë këtyre qytetarëve, bëni durim dhe mos harroni se nuk jam vetëm Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, por edhe Kryeministër. Nuk kam asnjë shqetësim se nëse PD vendos t’i shkojë deri në fund një politike vetëvrasje, sepse nuk do lë gur pa lëvizur që qytetarët që duan të votojnë PD-në më 18 Qershor të ua jap këtë mundësi. Historia e demokracisë mëson se për sa kohë ka zgjedhje dhe liri për të hyrë, nuk ka asnjë mundësi që të ketë opozitë kudo ku bëhen zgjedhje. PD nuk do të ishte as e para as e fundit parti historike, që do të dilte nga skema e historisë. Një gjë është shumë e rëndësishme, kjo shumicë qeverisëse, jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë PD në rrugën e vetëshkatërrimit, por ka bërë gjithçka për të kundërtën. Kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për të kundërtën. Kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka na takon për ta garantuar PD për zgjedhje. Por kur koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, ne do ta pranojmë me keqardhje të thellë çdo vendim të lidershipit të PD për të ikur në drejtim të paditur. Kështu që këmbëngulja për dialog me kundërshtarin, nuk është dobësi por kthjelltësi. Mos e harroni, politika është shah, dhe ku durimi strategjik çmonton çdo hile politike. G.F & E.C/Tiranapost.al