Aktualitet

Aeroporti i Vlorës acaron Spahon/ Debate në Komisionin e Ekonomisë

Spaho: Kërkoni autorizim pa prezantuar ofertën. Humb Riansi që të përfitojë privati, Aeroporti i Vlorës. Nuk të lejoj të tallesh me mua...

Deputeti demokrat, Edmond Spaho është përplasur në Komsiionin e Ekonomisë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj për sa i përket ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Ahmetaj: Ne presim autorisimin për të nisur negociimin.

Spaho: Kërkoni autorizim pa prezantuar ofertën. Humb Riansi që të përfitojë privati, Aeroporti i Vlorës. Nuk të lejoj të tallesh me mua...

Ahmetaj: Detajet i keni të shkruara. Vlora është aeroport me kredibilitet jo si ai i Sarandës, kemi marrë një ofertë që nuk do të miratohet pa e miratuar ju si komision sepse ne po bëjmë trasparencën e plotë.

Më herët deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar të shohë studimin, ndërsa ministri Gjiknuri vijoi t’i qëndronte idesë se nuk mund të japë detaje mbi ofertën pasi cenohen bisedimet. Ai tha se në studimin e fizibilitetit janë dhe këto detaje.

Gjiknuri: Këto do të jenë pjesë e negociatave dhe ju do të keni fatin e mirë, që kur të vijë kontrata të shikoni elementët e tarifimit dhe modelit ekonomik dhe tarifat për përdoruesit. Na lini që të shkojmë aty. Ato që kemi shkruar dhe nga të dhënat paraparake propozimet janë shumë më të lira se nga Rinasi”.

Tabaku: Qeveria nuk ka asnjë copë letër që duhet një aeroport në këtë zonë?! Nuk ka Ministria studim të vetin?!

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe: Është mbushur Shqipëria në çdo rrëke uji me hidrocentrale, me studime të vetë operatorëve dhe asnjëherë nuk është kërkuar kjo gjë, ndërsa për një aeroport e kërkoni”.

Debatin e plotë dhe videon do i update-ojmë pas pak./ Copyright Tiranapost.al